EMRAT/ Arrestohen 6 të rinj, shpërndanin drogë nëpër Tiranë

EMRAT/ Arrestohen 6 të rinj, shpërndanin drogë nëpër Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shprërndanin drogë në disa zona të Tiranës.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërkohë Policia ka publikuar edhe emrat e tyre.
EMRAT:
• Romeo Korollari, 26 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
• Rigert Shani, 29 vjeç, banues në Tiranë.
• Bledi Shytaj, 28 vjeç, banues në Tiranë.
•Ani Pushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
•Alket Zela ,18 vjeç, banues në Tiranë.
•Aleko Lika,20 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasit e mësipërm shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi Nënë Tereza, Pallati i Kulturës.
U organizuan shërbimet policore dhe u realizua kapja në flagrancë e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy