Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist, nëse është paraqitur për të dhënë dëshmi lidhur me ndonjë çështje për të cilën ka dijeni, apo si person nën hetim.
Pritet që në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Golemi të informojë më shumë mbi arsyen e paraqitjes.



