Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi qarkullonte armë zjarri me vete. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi U. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i të riut u bë në rrugën “Mysylm Keta”, ku gjatë verifikimit për dokumentacion, U. A., ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



