Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, ku një 56-vjeçar, ka humbur jetën.
Shtetasi me incialet A.G., 56 vjeç është rrëzuar në tokë dhe ka vdekur për shkak të një ataku kardiak në terminalin e aeroportit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur policia teksa pritet edhe rezultati i ekspertizës mjeko- ligjore.
Sipas policisë, më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali.
Blutë e kryeqytetit deklaruan se nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.



