U zhduk një ditë më parë, 32-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

U zhduk një ditë më parë, 32-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Është gjetur në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32-vjeçarit Jurgen Merkaj, i cili ishte kallëzuar mëngjesin e sotëm nga familjarët si i humbur.

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat. Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy