Sulmi me 6 të vdekur në Stamboll/ Arrestohen 22 persona, përfshi autoren

Sulmi me 6 të vdekur në Stamboll/ Arrestohen 22 persona, përfshi autoren

Autorësia e sulmit me bombë pranë sheshit Taksim në Stamboll, është e militantëve kurdë.

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët në mëngjes të hënën se shërbimet e sigurisë kanë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për sulmet me lëndë shpërthyese në zonën e këmbësorëve në qendër të Stambollit.

"Sipas njohurive tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për sulmin", theksoi ai.

Ministri i Brendshëm nuk ka konfirmuar ende deklaratat e mëparshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendësit të tij Fuat Oktay se "një grua" ishte përgjegjëse për atentatin.

Ndërsa, mbi ngjarjen, 22 persona janë arrestuar, përfshi edhe një grua, e cila mendohet se është autorja faktike e ngjarjes, pasi ka lënë një çantë në vendin ku shpërthimi ndodhi.

“Personi që e kreu sulmin dhe la bombën në vendngjarje, mendohet se ka kaluar përmes Afrinit, një rajon tjetër verior në Siri”, shpjegoi Soylu.

Si pasojë e një sulmi me lëndë shpërthyese në shëtitoren Istiklal janë vrarë gjashtë persona të dielën, ndërsa janë plagosur më shumë se 80 persona të tjerë.

Ndërkohë, mbi situatën me të plagosurit, 50 syresh janë larguar nga spitali me lëndime të lehta, ndërsa 31 të tjerë po vijojnë të marrin mbikëqyrjen e nevojshme mjekësore.

Në kohën e sulmit në këtë shetitore kishte shumë njerëz.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që Stambolli bie pre e sulmeve kurdë, kur në vitin 2016, një sulm i ngjashëm la të vrarë 38 persona dhe plagosi 155 të tjerë, pas një goditjeje të koordinuar me dy bomba.

Partia PKK - Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit, lufton kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980. Në të kaluarën, ajo u fajësua vazhdimisht për sulme të përgjakshme. PKK është e klasifikuar edhe si një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndërmerr rregullisht veprime ushtarake kundër pozicioneve të PKK-së në juglindje të vendit dhe në veriu të Irakut dhe Sirisë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve gjatë dekadave të fundit. Përpjekja për vendosjen e një armëpushimi ka dështuar në verën e vitit 2015.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy