
Një i ri në Tiranë i ka vënë flakën vetes mesditën e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Policia njofton se më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



