
Përplasja e një makine me një motor në Korçë, ka përfunduar me një të plagosur.
Rreth orës 07:55 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



