Kapen me drogë dy vëllezër në aksin Laç-Mamurras

Kapen me drogë dy vëllezër në aksin Laç-Mamurras

Dy vëllezër janë arrestuar në aksin Laç-Mamurras pasi u kapën në flagrancë duke transportuar mbi 8 kg kanabis sativa.

Policia u ka sekuestruar lëndën narkotike, shuma parash dhe dy telefonë celularë.

Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor "Laç-Mamurras", 2 vëllezër. Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor "Laç-Mamurras", teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy