Një person ka përfunduar në prangat e policisë Berat pasi kishte përshtatur lokalin për organizmin e lojërave të fatit.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen "Barrikadë", luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu janë sekuestruar 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.
Lidhur me rastin materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.



