Një 33-vjeçare me iniciale A.B ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati në lagjen nr.18 në Durrës.
Dyshohet se 33-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi: Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



