Një sasi tritoli është gjetur mbrëmjen e djeshme në afërsi të një lokali në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë.
Tritoli është pikasur nga vetë pronarët e lokalit rreth orës 23:10 të mbrëmjes së të mërkurës, të cilët e kanë pikasur pakon e dyshimtë në trotuar pranë lokalit.
Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka lëvizur pakon.
Tritoli nuk ka shpërthyer. Ende nuk dihet kush ka qenë subjekt i vendosjes së tritolit për faktin se është gjetur në trotuar.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.



