Arrestohen tre ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në kërkim dy të tjerë

Arrestohen tre ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në kërkim dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit si të akuzuar për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Mashtrimit me pasoja të rënda”, si pjesë e një operacioni të nisur disa muaj më parë.

Është goditur një grup me ish - punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", shtetasve:

A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë;

E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;

N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe M. K., për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Mashtrimit me pasoja të rënda”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy