Rindërtimi/ Ahmetaj u dorëzon çelësat e shtëpive dy familjeve në Shijak

Rindërtimi/ Ahmetaj u dorëzon çelësat e shtëpive dy familjeve në Shijak

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shijak Elton Arbana, sot në ditën e Krishtlindjes i ka dorëzuan çelësat e shtëpive të reja, familjes Barreti dhe Marku në Maminas, duke shtuar kështu dyfish gëzimin e këtyre familjeve në këtë ditë feste.

Ministri Ahmetaj u shpreh se, shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 dhjetorit në shtëpitë e reja.

Ndërsa kryetar i bashkisë Shijak, Elton Arbana e informoi ministrin se në njësinë administrative Maminas po ndërtohen 150 banesa individuale dhe në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale.

Ahmetaj gjatë bashkëbisedimit me familjarët që hynë në shtëpitë e reja, përgëzoi  kryetarin Arbana për punën e bërë dhe u shpreh se qeveria ia doli të mbajë fjalën për të ndërtuar falas shtëpitë e reja individuale për të gjithë ato familje shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të shkuar.

“Këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje të tjera në bashkinë Shijak, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën”- tha Ahmetaj.

Ndërkohë Edi Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan është gëzim i madh që familja e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, të festojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.

“Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën. Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja. Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën.”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy