Aksident i rëndë te ura e “Vasil Shantos”, makina përplas 2 qytetarë në stacionin e urbanit

Aksident i rëndë te ura e “Vasil Shantos”, makina përplas 2 qytetarë në stacionin e urbanit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak çaste më parë te ura e “Vasil Shantos” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë është përplasur me stacionin e urbanit.

No description available.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy qytetarë, të cilët janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

No description available.

Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila bën të ditur se të plagosur kanë mbetur dy persona, pasi mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjecce ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Informacion paraprak:

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy