Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një banesë në fshation Lumalas të Korçës gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së diel në shtëpinë e një çifti të moshuarish. Pre e grabitësve ka rënë 60-vjeçari I.Sh.
Autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin në dy kasaforta një shumë parash. I moshuari ka një aktivitet privat në fushën e tregtisë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.



