Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Fillimisht u raportua se drejtuesi i mjetit kishte mbetur i plagosur dhe po reagonte në vendngjarje, ndërsa ambulanca dhe policia u nisën menjëherë drejt zonës.
Megjithatë, më pas është konfirmuar se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.



