Vrau bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Gjini: Dyshohet se gruaja s’e lejonte të takonte dy fëmijët

Vrau bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Gjini: Dyshohet se gruaja s’e lejonte të takonte dy fëmijët

Korrespondentja e MCN TV Evi Gjini dha të tjera detaje nga krimi i ndodhur dje në Fier, ku shtetasi 39-vjeçar Xhuliano Miho vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes Xhimi Baka, 23 vjeç.

Drupal Ad

 

 

 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur jo vetëm për shkak të divorcit, që ishte bërë 9 muaj më parë, por edhe për faktin që ish-bashkëshortja nuk e lejonte autorin të takonte dy fëmijët e tij.

Policia dyshon se krimi është kryer me paramendim. Autori ka shfaqur pendesë në polici, ndërsa në pyetje është marrë edhe ish-gruaja e tij.

"Autori i vrasjes 39-vjeçari Xhuliano Miho është arrestuar nga Policia e Fierit në flagrancë në orën 21:00. Ngjarja ishte për motive të dobëta, pasi ai është ndeshur në rrugë me bashkëjetuesin e ish-gruas së tij dhe pas një sherri banal e ka qëlluar tre herë më thikë në trup, duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore të bera ditën e sotme, dyshohet se autori e ka vrarë më thikë dhe ka qenë një vrasje me paramendim. Ai thikën e kishte marrë më herët, të cilën policia më pas e ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Sot policia ka marrë në pyetje gruan 33-vjeçare, e cila do të pohojë të gjithë ngjarjen. Nga njëra anë policia dyshon se ngjarja ka ndodhur jo vetëm për shkak të divorcit, që kishte ndodhur 9 muaj më parë, por edhe për shkak të mos takimit të dy fëmijëve. Gruaja nuk lejonte fëmijën që të takonin babanë, pasi kishte nisur një jetë të re me viktimën, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale dhe ishte 10 vjet më i ri. Ai e ka pranuar vrasjen, është shprehur se e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër dhe ishte një krim i nxitur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy