Parkuan pranë shkollës në Tiranë, gjobiten 5 drejtues mjetesh

Parkuan pranë shkollës në Tiranë, gjobiten 5 drejtues mjetesh

Shkelën perimetrin e sigurisë, duke parkuar automjetet në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”, ndëshkohen me masë administrative 5 drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”.

Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor.

DVP Tiranë apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë në shkolla, pasi në çdo rast konstatimi të shkeljeve të ndryshme do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy