
Gjykata ka dhënë sot vendimin për katër të akuzuarit për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali në verën e vitit 2017. Gjykata dënoi me 19 vite burgim Dejvis Bitrajn, personi i akuzuar dhe i gjetur fajtori kryesor për vrasjen.
Gjithashtu me 12 vite burg janë dënuar Eugen Bitraj dhe Marsel Alla e Kridens Alla, të përfshirë në sherrin me të riun Marvi Mihali.
Prindërit e të riut të vrarë kanë kërkuar dënim maksimal ose kanë paralajmëruar vetëgjyqësi. Pas vendimit kanë shpërthyer në akuza të rënda prindërit e viktimës, duke thënë se sa të kenë jetë nuk do t’i ndahen drejtësisë dhe kanë mallkuar gjykatësit që një fat të tillë ta provojnë në fëmijët e tyre.
Marvi Mihali u vra para dy vitesh, vrasje e cilësuar për “një karikues”, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme. Fllimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Dejvis Bitraj e ka goditur me thikë Marvi Mihalin duke e lënë të vdekur.



