Shtyhet për në 8 qershor seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, për shkak të mungesës së avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi.
Në seancën e sotme, para GJKKO-së u paraqit për të dëshmuar ish-ministri i Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango, i cili mbante këtë post gjatë qeverisë së Sali Berishës në vitin 2005.
Pango është thirrur si dëshmitar në procesin ku të pandehur janë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa biznesmenë.
Dëshmia e tij lidhet me ndryshimet ligjore dhe procedurat e dhënies së tokës së ish-klubit sportiv “Partizani” tek ish-pronarët.
Krahas Pangos është thirrur për të dëshmuar dhe drejtoresha e Sporteve e asaj kohe në ministri, Violeta Shqevi.



