Mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë në banesë dhe në automjet, arrestohet 21-vjeçari

Mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë në banesë dhe në automjet, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar pasi mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë luftarak, në banesë dhe në automjet.

Mbi 21-vjeçarin rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi: Aksione intensive policore, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë armë, në kundërshtim me ligjin.

Mbante pa leje, kallashnikov dhe fishekë luftarak, në banesë dhe në automjet, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi 21 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 21 vjeçarit në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy