
Ish-shefi i Komisariatit të Policisë në Dibër, Robert Aga është dhunuar fizikisht këtë të enjte para Gjykatës së qytetit. Sipas informacioneve, mësohet se Aga është sulmuar nga disa persona, teksa priste të niste seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Ngjarja është rrëfyer nga ish kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti, i cili së bashku me Agën akuzohen për krim elektoral në kuadër të dosjes 184. Ndërkohë, ende nuk është dhënë asnjë njoftim nga policia lidhur me ngjarjen e rapotuar.



