
Në 24 orët e fundit në Serbi, 53 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 3 mijë e 86 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 16 mijë e 335 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 6 mijë e 314 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 240 po trajtohen përmes respiratorit.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka informuar se në 24 orët e fundit prej 2.938 testimeve të bëra, kanë rezultuar 444 raste të reja me koronavirus.
Po sipas MSH 11 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar 467 të infektuar.



