
Një 21-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasditen e së hënës, teksa ishte duke punuar në një resort në Hamallaj të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, i plagosuri është shtetasi me inicialet D. J., ndërsa mësohet se është rrëzuar nga lartësia.
Ai ka marrë dëmtime në trup dhe si pasojë është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Hamallaj, Durrës, shtetasi D. J., 21 vjeç, ka qënë duke punuar në një Resort të firmës “Agi Konstruksion”, aksidentalish është rëzuar dhe si pasojë, ka marrë disa demtime, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.



