Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet polici në Skrapar

Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet polici në Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar nën dyshimin se shiste armë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy