Gazetari Besmir Pula duke folur në emisionin “FactCheck” për atentatin në Aeroportin e Rinasit mendon që kemi të bëjmë me vrasës profesionistë dhe një ekzekutim të mirëmenduar. Sipas gazetarët autorët kanë vendosur ta vrasin Danin në këtë lloj forme, dhe jo me tritol, ndoshta edhe për të dhënë një mesazh. Po ashtu gazetari vë në dukje se autorët kanë patur informatorë të sigurt për lëvizjet e Danit.
“Po të shohim pamjet e kamerave të sigurisë të lihet përshtypja që kemi të bëjmë me një grup shumë të përgatitur. Tre atentatorë godasin në më pak se një minutë dhe qëllojnë 80 plumba ndaj objektivit të tyre. Për të mos folur që me gjakftohtësi shkon edhe njëherë, bën një kontroll. Elementët e tjerë, djegia e makinës…Në gjykimin tim kemi të bëjmë me vrasës profesionistë që e kanë planifikuar vrasjen deri në detaje. Ka patur disa xhama të thyer të bizneseve rrotull.
Kanë qenë aq profesionistë sa kanë shmangur viktimat e tjera dhe kanë qëlluar vetëm ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit. Autorët ndoshta kanë ruajtur kthimin e tij nga Barcelona dhe si duket kanë patur informatorë të sigurt për lëvizjet e Danit deri në momentin final. Këtu kemi të bëjmë ndoshta edhe me një mesazh për ta vrarë në këto lloj forme. Mund të vendosnin edhe tritolin, por kanë dashur ta vrasin në këtë lloj forme për të dhënë një mesazh dhe mund të kenë patur frikën se ai mund të lëvizte me një automjet të dytë, apo taksi”.



