Talibanët shpallin qeverinë e re (VIDEO)

Talibanët shpallin qeverinë e re (VIDEO)

Mohammad Hasan Akhund do të kryesojë qeverinë e përkohshme të Afganistanit. Kështu njoftoi të martën një zëdhënës i talebanëve.

Kabineti ka shpallur postet kryesore të cilat u jepen personaliteteve talebane që dominuan betejën 20-vjeçare kundër koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe aleatët e tij të qeverisë afgane.

Abdul Ghani Baradar, bashkëthemeluesi i grupit militant që mori pjesë në negociatat e tërheqjes së SHBA, do të jetë numri dy i ekzekutivit të ri.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoub-i biri i bashkëthemeluesit të talebanëve, Mullah Omar si ministër i mbrojtjes dhe Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si ministër i brendshëm.

Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë, më 15 gusht. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy