
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:40 në aksin Levan-Qarr.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., drejtues i mjetit dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Raportohet se një nga makinat e përfshira në aksident ka marrë përpara dhjetëra bagëti të imëta, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm blegorit me inicialet N.M.
Në njoftim thuhet:
“Rreth orës 18:40, në aksin rrugor "Levan-Qarr", automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.



