Në fshatin Hoshtimë, zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar, falë ndërhyrjes ajrore.
Megjithatë, flakët janë zhvendosur drejt fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë, duke përfshirë ullinj shekullorë që po rrezikojnë të digjen.
Zjarri që po avancon drejt këtyre fshatrave ka rrezik serioz për dy banesa, të cilat përdoren gjithashtu si stane.
Në këtë fazë, nuk raportohet për persona të lënduar, por situata mbetet kritike dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet përkatëse.
Policia ka ndërmarrë masa të shpejta duke larguar të gjithë qytetarët nga banesat që rrezikohen nga flakët dhe ka zhvendosur bagëtitë nga stallat për t’i mbrojtur nga zjarri.



