Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit të pasurisë për tre persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Bëhet me dije se i është dërguar formulari i vetëdeklarimit:
Artan Hënaj, banues në Fier, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Maksim Çelaj, banues në Mallakastër, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Enea Buzo, banues në Gjirokastër, dënuar nga Gjykata e Lartë e Landit në Düsseldorf, Gjermani, për “Vepra penale me qëllime terroriste”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Këta persona kanë 48 orë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.



