
Serverat qendrorë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave kanë rënë pre e një sumi kibernetik. Por, veprimet janë pikasur nga specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në SHÇBA dhe kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.



