Kujtim Fejzullahu është autori i sulmit terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 17 të tjerë.
Mediat austriake kanë zbardhur detaje të tjera mbi aktivitetin dhe identitetin e një prej autorëve i cili rezulton të jetë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
20-vjeçari me origjinë nga Çellopeku i Tetovës, identiteti i të cilit u konfirmua edhe nga Ministri I Brendshëm në Austri, u ekzekutua nga forcat policore.
Kujtim Fejzullahu rezulton të ketë dy shtetësi, atë austriake dhe të Maqedonisë së Veriut.
Sipas “Heute”, i riu shqiptar ka qënë futbollist në Mödling në moshën 16 vjeçare dhe prej aty ka rënë në kontakt me persona të radikalizuar të ISIS, duke ndjekur kështu të njëjtën rrugë.
Fejzullahu njihet si frekuentues i vazhdueshëm I xhamive, me precedentë të mëparshëm penal si dhe pjesë e levizjes Salafiste.
Përveç tij rezultojnë të dyshuar si autorë të sulmit terrorist në Vjenë edhe 12 persona të tjerë.
Personat e dyshuar nga autoritetet austriake janë të të kombësive të ndryshmë, Kosova, Bangladeshi si dhe Çeçenia.
Ndër personat e dyshuar mësohet të jetë edhe një 12-vjeçar.



