Tritol kreut të degës në Shijak/ Reagon PD: Akt kriminal, kërkojmë zbardhjen e ngjarjes

Tritol kreut të degës në Shijak/ Reagon PD: Akt kriminal, kërkojmë zbardhjen e ngjarjes

 Partia Demokratike ka dënuar sot sulmin me tritol në banesën e kreut të degës së PD në Shijak, Ilgner Vora.

PD përmes një reagimi zyrtar, shprehet se ky është një akt kriminal i papranueshëm dhe kërkon që zbardhet sa më shpejet dhe atorët të vihen në pranga.

REAGIMI I PLOTË I PD: 

Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut. Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve. Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

Një natë më parë, në lagjen Kodra në Shijak, rreth orës 22:00 një sasi tritoli shpërtheu në hyrjen e banesës së Ilgner Vorës. Ai është koordinator në degën e PD në Shijak, ndërsaka thënë se nuk ka konflikte me asnjeri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy