Analisti Pano Soko, bllokimin nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të kompanive të sekuestruara të Ergys Agasit, e sheh si të vonuar dhe thotë se duhet të ishte bërë më parë.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se ndërkohë kompanitë kanë vazhduar të merrnin lekë nga fondet publike.
Sipas tij, administratori shtetëror duhet të ndërpresë pagesat shtetërore ndaj kompanive të Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, pasi problemi është abuzimi me fondet.
Nëse bëhet punë e mirë në administrimin e kompanive nuk kemi problem në procedurat korrekte. Problemi është te abuzimi me fondet. Nëse menaxhohet nga një administrator shtetëror, ti mund të bllokosh fondet që vijnë nga abuzimi për të mos përfunduar te përfituesit fundor. Se nuk mbaron tek ardhja e fondit te kompania, por duhet shpërndarë te përfituesi fundor.
Lekët e buxhetit të shtetit do të shkojnë te kompania për shërbimet që kryhen dhe administratori shtetëror do bllokojë pengesat fiktive. Administratori shtetëror do të jetë administratori i ligjshëm i kompanisë dhe detyra e tij është të bllokojë gjithë pagesat që do të ishin bërë nga administratori tjetër privat që do të bënin abuzimin. Si do të marrë Ermal Beqiri lekët, apo Ergys Agasi. Këtë duhet të bllokojë administratori shtetëror.
Ne kemi një eksperiencë jo të mirë, me inceneratorin e Tiranës ku vazhdonin pagesat dhe administratori shtetëror thoshte se “kam kontratën”. Kur ti e di shumë mirë se aty nuk po bëhet asgjë, nuk ka incenerator, për çfarë i do pagesat. Se ti mbron interesin shtetëror. Besoj se jemi vonë për bllokimin e lekëve kesh. Unë jam dakord që të minimizojmë qoftë dhe një vit vuajtjen në burg, por duhet t’i hiqen të gjitha paratë. Se nuk mund të jetojë dot pa një punë.
Nuk ka dënim më të madh se të jetojë mizerabilitetin e njeriut të zakonshëm shqiptar, dikush që ka pasur pafund pasuri. Unë këtë e quaj më ndëshkim se sa vetë burgu. Me hyrjen e kriptomonedhave është shumë e lehtë të transferohen paratë nga shteti në shtet. Janë edhe forma më efiçente të transportimit të parave me metale të çmuara dhe gurë të çmuar. I kthejmë në lingota ari, diamante. Format e transportimit të parasë kanë ndryshuar.



