U godit nga makineria, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare në Itali

U godit nga makineria, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Itali, ku një vajzë 26-vjeçare ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Treviso, gjatë orarit të punës. Viktima është Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira. Ajo u godit nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, mediat vendase raportojë se makineria e ka goditur në qafë të renë. Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore. Mediat italiane ngrenë zërin në lidhje me aksidentet në punë, pasi ky rast është i disati në një kohë të shkurtër me pasoja të rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy