Vetëvarja e 31-vjeçarit në komisariat, AMP nis hetimet

Vetëvarja e 31-vjeçarit në komisariat, AMP nis hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku është vetëvarur në komisariat një 31-vjeçar.

Shtetasi me inicialet I.M., ishte në arrest me burg pasi dyshohej si autor i disa vjedhjeve.

Njoftimi:

Informacion paraprak

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reguar edhe Policia e Kavajës.në një deklaratë për media, policia bën të ditur se shtetasi I. M., ishte arrestuaar këtë të mërkurë pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy