
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinë. Sipas mediave të huaja, në pranga është vënë shtetasi Kastriot Dardha, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Golf” në autostradë.
Ai u ndalua rastësisht nga policia, pas dyshimeve se mund të mos kishte patentë. Kastriot Dardha është shprehur se punonte si kamarier, ndërsa kishte ardhur në Britani për të fituar shumë para, me dëshirën për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.
Gjykata e Noruich tha se 23-vjeçari fillimisht iu dha detaje të rreme oficerëve të policisë, të cilët gjetën një paketë, e cila dukej se përmbante një kilogram drogë, në pjesën e pasme të pasagjerëve. Dardha, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatë, pasi kishte pranuar më herët praninë e lëndës narkotike. Në përfundim të shqyrtimit, ai u dënua me 20 muaj burg.



