
Aksident me pasojë një fëmijë të mitur është regjistruar ditën e sotme në Kukës.
Burime policore bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shote Galica- Drini i Bardhë, ku automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C., është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



