E dënuar me 1 vit burg/ Ish-zv.ministrja Rovena Voda i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pafajësi

E dënuar me 1 vit burg/ Ish-zv.ministrja Rovena Voda i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pafajësi

Ish-zv.ministrja Rovena Voda, e dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për përfshirje në një aferë korruptive ku dyshohet se ka përfituar 1 milion lekë dhe një arkë me peshk, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shpalljen e pafajësisë.

 

Voda kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të disa vendimeve gjyqësore, konkretisht: vendimin nr. 00-2025-1919, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimin nr. 04, datë 11.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; si dhe vendimin nr. 26, datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

 

Për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në Gjykatën Kushtetuese është caktuar si relatore gjyqtarja Sonila Bejtja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy