
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dy javë më parë, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Llalla nuk u gjend.
Pasi kanë kaluar disa ditë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të ish-Kryeprokurorit, SPAK pritet ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë që Adriatik Llalla u dënua me 2 vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ndërsa iu konfiskua një banesë në Durrës dhe 23 mijë metër katror tokë arë. Për 5 vite ish-kryeprokurori nuk lejohet të ushtrojë funksione publike. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje të të ardhurave.



