Policia në Lezhë sekuestron dy furgonë me mallra kontrabandë me vlerë mbi 10 milionë lekë

Policia në Lezhë sekuestron dy furgonë me mallra kontrabandë me vlerë mbi 10 milionë lekë

Policia e shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor ‘online’ në kuadër të të cilit u ndaluar dy furgonë me mallra të ndryshme.

 Janë ndaluar gjithashtu dy drejtuesit e furgonëve të cilët tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

 Të gjitha mallrat kapnin vlerën e 1 250 000 lekëve të reja.

 Njoftimi Lezhë/

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara, me vlerë 1 250 000 lekë të rinj, që do të shiteshin online. 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Online".

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Goditen 2 raste të tentativës për tregtim të mallrave të kontrabanduara.

U kapën duke transportuar me furgonët përkatës, mallra të ndryshëm të kontrabanduara, me vlerë totale rreth 1 250 000 lekë të rinj, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara që dyshohet se po transportoheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen e tyre online.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Online", si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

- A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur "Skuraj", gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;

- A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot - Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.

Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe i tatimeve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy