Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, 57-vjeçari Hazis Musaj pasi u qëllua me armë nga vëllai i tij mëngjesin e sotëm pas një konflikti për pronat.
Hazis Musaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa vëllai i tij, Nazif Musaj ndodhet në spitalin e Lushnjës pasi ka është plagosur me sëpatë në fytyrë dhe në dorë.
Armët e përdorura në konflikt janë sekuestruar nga policia.



