KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Lindita Sinanaj.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Bëhet me dije se Sinanaj është pezulluar nga detyra pasi KPK konstatoi probleme me burimet e pasurisë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Lindita Sinanaj deklaronte pasuri me vlerë 4.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është 3-fishuar, duke kapur vlerën e 15.2 milionë lekëve.

Sinanaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.8 milionë lekë, një automjet me vlerë 664 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy