
Viti që po lemë pas ka qenë mjaft i ngjeshur me ngjarje kriminale, aksidente fatale, e abuzime me detyrën, e dhunë ne familje, të cilat kanë ndikuar shumë rëndë në përditshmërinë tonë.
Duke numëruar disa nga ngjarjet e kronikës, të cilat kanë karakterizuar vitin 2021, gazetarja e kronikës Anduena Llabani, në studion e edicionit të sotëm në “MCN live”, tha se ky ka qene vit i cili është karakterizuar edhe me disa arrestime të bujshmë nga ana e SPAK, por me gjithë pritshmerite për më tutje, ende hetimet për shumë ngjarje nuk kanë përfunduar.
“Vit shumë i rëndë, vit fotozhenik për arrestimet e bujshme të SPAK, nga të cilat kishim pritshmëri, si opinion, si shoqëri, por ka qenë një vit i zymtë sa i takon ngjarjeve tragjike, aksidenteve, ekzekutimeve me karakter kriminal dhe vit që ka përcaktuar dhe shënjestruar element të shtetit, zyrtar të lartë, drejtues, prokuror, kryetar bashkie, etj, të cilët janë përfshirë në afera korruptive. Viti është mbyllur me arrestime qesharake, me bujë, por që në fakt shijet më të hidhura na kanë lënë ngjarjet skandaloze, të cilat lidhen me familjen, me abuzimet seksuale të fëmijëve dhe krimit në familje”.



