Peleshi: Janë neutralizuar vatrat e zjarrit, sfidë mbetet Karaburuni

Peleshi: Janë neutralizuar vatrat e zjarrit, sfidë mbetet Karaburuni

Të gjitha vatrat serioze të zjarrit në vend janë vënë në kontroll ose janë neutralizuar pothuajse plotësisht, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau pamje nga operacionet që po zhvillohen nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e zjarreve.

Sfidë, sipas Peleshit vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

“Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta. Na bëni të gjithëve krenarë”, tha Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy