Mijëra euro dhe lek në “Audi”, arrestohet 39-vjeçari në Fier

Mijëra euro dhe lek në “Audi”, arrestohet 39-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 39 vjeçar.

 Pas informacioneve të marra në rrugë operative, 39-vjeçarit i janë gjetur në automjetin e tij mbi 20 mijë euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë.

 Burri nuk kishte asnjë dokumentacion për të vërtetuar burimin e parave ndërsa dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të jashtëligjshme.

 Evidentohen dhe goditen brenda pak ditëve, 2 raste të lëvizjes së shtetasve me shuma të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Iu gjetën në automjet 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u ndalua në qytetin e Fierit, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy