Një konflikt i momentit mes pesë të rinjve në qytetin e Lezhës, është shoqëruar me përdorimin e mjeteve të forta dhe plagosjen e dy prej tyre.
Gjatë pasdites së sotme, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit Ernesto Gjoni, 21 vjeç, Antonio Prenga, 29 vjeç, Krealdo Ujka, 21 vjeç, Mirash Gjoni, 54 vjeç dhe Paleo Pati, 28 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit Mirash Gjoni dhe Paleo Pati, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore
3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.



