Asgjësohen 285 bimë narkotike në Krujë, arrestohet një person, shpallet në kërkim djali i tij

Asgjësohen 285 bimë narkotike në Krujë, arrestohet një person, shpallet në kërkim djali i tij

Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas me iniciale B. L. dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin me iniciale R. L. pasi kishin kultivuar në banesën e tyre në Nikël, 285 bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: Krujë/Kontrolle intensive në çdo skaj të rrethit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e kanabisit.

Finalizohet faza e 12-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Kishin kultivuar në banesën e tyre, në Nikël, 285 bimë narkotike cannabis sativa, arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim djali i tij.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e fshatit Nikël, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të fazës së 12-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, përreth banesës së shtetasve B. L. dhe R. L. (babë e bir), në fshatin Nikël, Krujë, u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi B. L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R. L.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy