Reparti i elitës ushtarake/ Krimi dhe terrorizmi joshin ushtarët pas daljes nga shërbimi

Reparti i elitës ushtarake/ Krimi dhe terrorizmi joshin ushtarët pas daljes nga shërbimi

Tre dekada simbol i rendit e sigurisë në vend, reparti i forcave speciale komando përballet me joshjen që krimi dhe ISIS u bënë anëtarëve të tij. Në përfundim të shërbimit ushtarak jo të gjithë efektivët ja dalin të mos bien pre e botës së errët, raporton emisioni “FactCheck” në MCN TV.

 

27 vite më parë, afro tre dekada, reparti special komando, pjesë e ushtrisë shqiptare, do të hapte dyert për të qenë ndër repartet krenari e ushtrisë e po ashtu elitë.

 

E teksa sukseset e tyre janë të panumërta, përfundimi i karrierës për ushtarakët e trajnuar në limitet e forcës fizike dhe vrasës për të mbrojtur atdheun apo vetëmbrojtur, mbetet sfida që shteti përballet me krimin.

 

Çdo grup kriminal është i gatshëm të ketë brenda tij anëtarë nga ky repart. E për fat të keq, kjo ka ndodhur jo vetëm një herë por mbi dhjetëra raste.

 

Çfarë është reparti Komando në Zallherr?

 

Batalioni Komando është një njësi speciale e forcave tokësore të Republikës së Shqipërisë.

 

Roli i tyre në kohë lufte, është kryesisht operacione speciale; në kohë paqeje, ata janë të angazhuar për antiterrorizëm, luftë urbane, luftë në terrene të vështira, goditje të shpejta, etj.

 

Njësia është e njohur ndryshe me “beretë blu” (blue berets), që i dallon ata me uniformat e tyre dhe shenjën përkatëse.

 

Batalioni nën emrin “Brigada/Komanda Komando”, u themelua në vitin 1998.

 

Pjesëtarët e Komandos kanë shërbyer në disa misione jashtë vendit: p.sh. në konfliktet në Kosovë (1999), në Afganistan (si pjesë e misioneve ndërkombëtare), dhe në Irak.

 

Në vitin 2021, Batalioni Komando u integrua së bashku me njësi të tjera speciale, në formimin e Special Operations Regiment, që synon të përmirësojë aftësitë dhe strukturën e forcave speciale në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy